-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia thirrje protestuesve serbë: Bashkohuni për të ruajtur Kosovën

Kryesoret

Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave të vazhdueshme. Qeveria serbe konfirmon që pas gjithçkaje në vend qëndron presidenti Aleksandar Vuçiç dhe jo kryeministri i cili dha dorëheqjen.

Drejtori i zyrës për Kosovën Petar Petkoviç thekson se armiku kryesor i Serbisë është Albin Kurti. Ai shprehet se Kurti i përkrah protestat dhe nënvizon që përsa kohë Vuçiç të jetë lideri i Serbisë, Beogradi nuk do ta njohë Kosovën të pavarur.

“Kurti i përkrahë protestat sepse shpreson kot se dhuna dhe rruga mund të çojnë në ndryshimin e qeverisë në Beograd dhe për rrjedhojë edhe njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Unë kam një lajm të keq për Kurtin, për sa kohë presidenti Vuçiç vazhdon të jetë lider i Serbisë, Beogradi zyrtar nuk do ta njohë kurrë të ashtuquajturën Kosovë të pavarur, këtë mund ta ëndërrojë, siç e ëndërron të ashtuquajturën ‘Shqipëria të madhe’, flamujt e së cilës valëvitin me aq pasion në mitingjet e tyre, por ja ku përfundon gjithçka”, tha Petar Petkoviç, kryenegociator i Serbisë në Dialog.

Gjithashtu në lidhje me protestat masive në Serbi ka reguar edhe Rusia. Zëdhënsja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova, mbështet reagimin e qeverisë duke theksuar se autoritetet në Beograd po dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve.

Ajo shprehet se serbët duhet të bashkohen dhe e konsideron këtë si mënyrën e vetme për të arritur një konsensus të përgjithshëm në mbrojtje të sovranitetit, dinjitetit dhe ruajtjes së integritetit territorial në kontekstin e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit