-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e 44 kundër Veliajt/ Blushi: Ahmetaj faktoi atë që kemi thënë

Kryesoret

Sot u zhvillua protesta e 44-ërt përpara bashkisë së Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi tha se Arben Ahmetaj faktoi të gjitha akuzat që opozita ka artikuluar më herët për këtë mazhorancë.

“Ahmetaj faktoi atë që kishim thënë ne më herët. Firma që hapi rrugën e incineratorit fantazmë është firma e Veliajt dhe Ramës. Janë pronarët faktikë, që merr 90 mijë euro në ditëm. SPAK hesht, nuk e vlerëson dëshminë e Ahmetajt dhe opozitës, ndërsa ne jemi këtu për t’u treguar edhe socialistëve se jeni njësoj si ne të vjedhur nga Veliaj.

Të gjithë ata që s’kanë ndihmë ekonomike nga kjo bashki, çfarë tregon, që interesi i vetëm i kësaj organizate mafioze është grabitja e taksave dhe shpopullimi. Në emer të PL, ne do marrim pjese në protestë, tubim për shqiptarët që duan të jetojnë të lirë, e që s’duan të vidhen e që kanë uri ulëritëse për drejtësi, që është kthyer në hanxhar në duart e Ramës. Sa kohë kemi para krokodilin e korrupsionit, SPAK na tregon harabelin.

Veliaj e Rama janë kriminelët më të rrezikshëm, që vjedhin taksat e bëjnë gjithçka që vendi të shpopullohet. Përbëjnë agjendën më antifamilje dhe antikomb, e nuk punojnë për interesin tonë. T’i japim përgjigjen më të hidhur këtij sekti kriminal. Sekti Soros që ka bërë gjithçka që ky vend të shndërrohet në vend kanabisi dhe një plaçkë që ta shqyejnë këta maskaërenj, si Rama e Veliaj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit