-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i dha leje Berishës për të shkuar në Berlin/ Gjokutaj: Nuk bëhet shaka me ‘miellin e gjermanit’

Kryesoret

Ditën e sotme u zhvillua seanca në gjyqin paraprak për dosjen e kompleksit Partizani ku janë të pandehur Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, etj. Avokati Genc Gjokutaj në dalje nga gjykata u pyet për vizitën e Sali Berishës në Gjermani me lejen e SPAK-ut.

Zoti Berisha është thirrur nga CDU në kongresin e saj, në cilësinë e kryetarit të PD-së. Ne kemi bërë njoftimin SPAK-ut kundrejt ftesës. SPAK nuk mund të pengojë aktivitetin e liderit të opozitës.

Nuk bëhet shaka me ‘miellin e gjermanit’, kur janë ftesa të huaja këta (SPAK) janë çikë më fleksibël. Ai ka një ftesë origjinale dhe biletën e udhëtimit të Berishës e çuam në SPAK që e bëjnë të pamundur paraqitjen e tij në datën 3 shkurt dhe është lënë data 17 shkurt” tha ai.

Gjokutaj foli edhe për klientin tjetër, ish-Presidentin Meta. “Zoti Beleri dhe Vangjel Dule sot janë paraqitur te 313-ta për të takuar zotin Meta. Nuk janë lejuar në mënyrë brutale, anti-ligjore. Dhe unë e denoncoj këtë rast. Nga burgu u është thënë për të shkuar në SPAK, por ligji nuk kërkon autorizim për deputetët” tha ai.

Blushi: Beleri dhe Dule u penguan të takojnë Metën në burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit