Dy turistë, një shtetase gjermane dhe një shtetas nga Kosova, janë shpëtuar nga forcat e FNSH-së në Shkodër pas disa orësh kërkimesh në Malin e Taraboshit.
Ata ishin humbur në zonën e Zogajt, ku grupi alpin i FNSH-së, në bashkëpunim me policinë, arriti t’i lokalizonte dhe t’u ofronte ndihmën e nevojshme.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka shprehur mirënjohjen për efektivët e angazhuar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe turistëve në zonat malore.