Ministria e Brendshme Italiane ka reaguar pas kthimit të 43 emigrantëve sërish në Itali që mbaheshin prej disa ditësh në qendrën e Shëngjinit dhe Gjadrit.
“Lidhur me projektin e Shqipërisë, qeveria do ta vazhdojë atë. Do të çohet përpara”, janë shprehur ata pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Romës.
Ndërkohë Ministria e Brendshme Italiane ka theksuar se Gjykatat e Apelit shtyjnë vendimin për të fituar kohë”.
Këtë të shtunë, anija ‘SAR’ e Rojës Bregdetare italiane mori mbrapsht emigrantët dhe ata u lanë të lirë në tokën italiane.
Seancat për konfirmimin e ndalimeve u zhvilluan pasditen e djeshme, ndërsa Gjykata vendosi për t’ia referuar çështjen Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Gjithçka i është lënë vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta.