Që nga data 11 janar 2025 deri tani rreth 123 244 shqiptarë që kanë bërë kërkesa për regjistrim në Platformën Elektronike për Regjistrimin.
Deri tani janë miratuar 120 510 kërkesa dhe 75 932 janë refuzuar. Shumica e aplikimeve vijojnë nga meshkujt kryesisht moshat e reja. Ndërsa emigrantët që kanë aplikuar më shumë vijojnë nga Italia.
Ndërkohë KQZ fton qytetarët që të shkarkojnë aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose të vizitojnë www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.