-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

140 tërmete në 24 orë në Santorini, autoritetet apel banorëve: Shmangni portet e vogla

Kryesoret

Organet greke janë vënë në alarm pas aktivitetit intensiv sizmik të ditëve të fundit në zonën detare në ishujt Cyclades, midis Santorinit dhe Amorgos.

Gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar mbi 140 tërmete, 14 prej tyre me magnitudë nga 4 deri në 4.7 shkalla Rihter, me thellësi nga 4 deri në 10 km.

Autoritetet këshilluan banorët e Santorinit të shmangin dy porte të vogla, të mos grumbullohen masivisht në hapësirat e brendshme. Ndërsa shkollat do të jenë të mbyllura gjatë ditës së hënë.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për ishujt Amorgos, Ios dhe Anafi, pasi zona ka të çara sizmike të mëdha dhe nuk përjashtohet mundësia e një tërmeti të fortë.

Tërmet në Santorini, qytetarët dynden drejt aeroportit për tu larguar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit