Gjatë dy ditëve ishulli i Santorinit është prekur nga aktivitet i lartë sizmikë. Si pasojë shumë banorë të ishullit dhe turistë nga frika e tërmeteve të shtuara janë drejtuar drejt aeroportit për t’u larguar, raporton Protothem.gr.
Për shkak të kërkesave të mëdha, për nesër kanë mbetur shumë pak vende në avionët e linjës ajrore Aegean dhe Sky Express. Ndërsa një biletë pa kthim kushton mesatarisht 200 euro.
“Po shqyrtohen të gjithë elementët e aktivitetit sizmik. Masat që janë marrë deri më tani janë parandaluese. Do të ketë informacione të përditësuara në vazhdimësi. Kërkoj nga bashkëqytetarët tanë të dëgjojnë këshillat e ekspertëve dhe t’i respektojnë në mënyrë që të përballemi me situatën aktuale, ka vigjilencë masa parandaluese dhe organizim.”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias.
Ndërsa bashkia ka marrë masa të evakuimit të banorëve dhe ka vendosur çadra në ambiente të hapura të ishullit për të gjithë qytetarët.