Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se palestinezët nuk kanë opsione tjetër përveçse të largohen nga Gaza.
Ai shprehu dëshirën që Jordania dhe Egjipti të pranonin palestinezët e zhvendosur. Trump shtoi se banorët e Gazës do të ishin “të emocionuar” për mundësinë e largimit nga Rripi.
Megjithatë, ai theksoi se nuk mbështet domosdoshmërisht vendosjen e izraelitëve në Gaza, siç propozohet nga partitë e djathta.