-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli plane për largimin e palestinezëve nga Gaza

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes izraelit Israel Katz tha se ka udhëzuar ushtrinë që të përgatisë plane që një numër i madh i palstinezëve të largohen në mënyrë vullnetare nga rripi i Gazës.

Ai tha se e mirëpret plain e Trump që një pjesë e madhe e popullsisë së gazës të largohet në pjesë të ndryshme të botës.

Katz tha se në plan do të përfshijë opsione për tu larguar përmes pikakalimeve tokësore si dhe një marrëveshje të posaçme për largim nga deti dhe ajri.

Propozimi i presidentit amerikan ka shkaktuar shqetësim se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, grupit radikal palestinez që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.

Armëpushimi me disa faza, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, ndaloi përkohësisht më shumë se një vit luftime në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit