I dërguari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit. Në deklaratë Kurti tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës janë më të forta se kurrë më parë.
Grenell në platformën X ka postuar deklaratën e Kurtit dhe e quan iluzore. Ai thotë se marrëdhënie nuk kanë qenë kurrë më të dobëta dhe sipas tij Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken.
“Iluzore. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.