Një aksident ka ndodhur në Lezhë-Laç pasditen e sotme, ku dy makina, një “Skoda” dhe një “Volkswagen”, janë përplasur ‘kokë më kokë’ në dalje të urës së Milotit.
Si pasojë, dy persona janë plagosur, përfshirë një grua, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Rruga është bllokuar për rreth një orë nga trafiku i shkaktuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.