Pasditen e sotme në orën 17:00, Partia Demokratike do të mbajë protestë poshtë zyrës së Edi Ramës.
Një ditë më parë ish-kryeministri Berisha zhvilloi një takim me aleatët e Federatës së Bashkuar në selinë e PD.
Ai ftoi të gjitha forcat politike që të bashkohen në frontin opozitar për t’u përballur me atë që e quan “e keqja që kemi përpara”.
“Skenari nesër do të shpallet plotësisht se nuk duhet kundërshtari të di të gjitha, armiku të di të gjitha taktikat tona”, tha ai.