Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Osmnai vendosi të presë në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike për shkak të numrit të madh të votuesve.
Ndërkohë në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.