-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreth 100 prokurorë të angazhuar për të përcjellë procesin zgjedhor në Kosovë

Kryesoret

Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës për zgjedhjet në Kosovë.

Zyra e Prokurorit ka njoftuar se në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë.

“Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula do ta mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ.

Gjithashtu edhe policia ka thënë se zyrtarët policorë kanë filluar punën me orar 12-orësh, duke nisur nga 3 e mëngjesit.

“Ky plan operativ ka paraparë katër faza: Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese; Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore; Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z); Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”, thuhet nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit