Ish kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posacme dhe akuzohet për “pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
Spahia është kallëzuar nga Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.