Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar një 31-vjeçar me iniciale M.K., në rrugën “Gjergj Fishta” pasi do drejtonte makinën me shpejtësi të lartë dhe ishte nën efektin e alkoolit.
31-vjeçari i ka ofruar policëve 2000 lekë të rinj për të shmangur masën administrative.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 24-vjeçarin G.D., i cili drejtonte makinën pa leje drejtimi, si dhe 22-vjeçarin O.Gj., i cili është përplasur me katër makina të tjera. Gjithashtu
22-vjeçari nuk i është bindur policëve për të kryer testin e alkoolit, i cili në atje rezultoi në masën 0.75 mg/l.
Ndërsa në 24 orë janë anë tërhequr me karrotrec, 3 automjete që kishin penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.