Klajdi Buza mbrëmjen e sotme qëlloi drejt policëve të Tiranës në afërsi të Rinasit. Policia mori informacion se ai ishte i armatosur dhe zhvilloi një operacion për arrestimin e tij.
Klajdi Buza u arrestua dhe rezultonte një emër i njohur për policinë. Ai ishte arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.
Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’me targa AA 987 BC. Policia kishte njoftuar se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.
EMRI/ Qëlloi drejt policisë në Rinas, autori i arrestuar edhe në 2022