Moti për sot, më 13 shkurt 2025, do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore në shumicën e territorit shqiptar. Masat ajrore me origjinë verilindore do të sjellin kushte të tilla, duke i bërë reshjet më të theksuara në skajin verior dhe verilindor të vendit.
Për ditën e sotme, parashikohet që reshjet të shpeshtohen gjatë orëve të mesditës dhe në vazhdim, duke përfshirë të gjithë vendin, megjithatë ato do të jenë të pakta në sasi. Temperaturat do të rriten në vlerat minimale, me maksimumet që do të luhaten mes -2°C në qytetin e Pukës dhe 15°C në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Juglindor. Kjo do të shkaktojë dallgëzim mbi 4 ballë në brigjet detare.