-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takon ish Kryetarin i Grupit Konservator të Britanisë në PE: Përgatitjet e programit tonë elektoral

Kryesoret

Ditën e sotme Sali Berisha ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë Demokratike me Geoffrey Van Orden, ish Kryetar i Grupit Konservator të Britanisë së Madhe në Parlamentin Europian dhe Themeluesin e Fondacionit të Konservatorëve Europian New Directions, Kryetare Nderi e së cilës ka qenë Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lady Thatcher.

Në këtë takim ata diskutuam mbi bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në përgatitjen e progamit tonë elektoral.

Z. Van Orden shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Shqipëri me ftesë të Partisë Demokratike dhe Institutit Albanian Policy Center, ndërsa shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin tonë të frytshëm. Me Van Orden, biseduam për situatën e rënduar politike në Shqipëri, narkoshtetin shqiptar si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit dhe fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në këtë takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Z. Geoffrey Van Orden, Znj. Fannie Van Orden dhe Znj. Edith Harxhi, Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.”, shkruan Berisha në rrjetin social në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit