14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e Veliajt! Kushërira kundër Bushkës dhe Ajolës: Janë vampirë, kur do ngopen?! (Dokumenti)

Kryesoret

Adela Kondakçiu rezulton nga dosja e SPAK-ut se është “truri” financiar i kompanive të Ajolës. Ajo është në listën e personave të cilëve SPAK u ka sekuestruar celularin në kuadër të hetimeve që po kryen. Në telefonin e saj janë zbuluar shumë komunikime me Ina Goxhajn, kushërirën e Klotilda Bushkës.

Pakënaqësitë brenda rrjetit të OJF-ve janë shumë të mëdha, pasi Ina i thotë Adelës se nuk është paguar dhe i etiketon pronarët si “vampirë”. Kjo e fundit i kërkon që të mbrojnë punën e saj. Ina, i thotë Adelës se i një person me emrin Erald i kishte thënë se “ata do të kujtohen për pagesat”. “Sa të të ulët, plehra”. “Ku i shpëton gjë atyre”- ia kthen Adela. Kurse Ina Goxhaj i thotë “kur do të ngopen”, referuar drejtuesve de facto të OJF-ve.

Gjatë komunikimeve, Adela Kondakçiu shprehet e keqardhur që dy organizatat “BYL-A” dhe “SHIZI” janë lënë pas dore: “Po gjynah se këto janë shoqata me CV dhe kanë mundësi me njohjet e këtyre shefeve.”

Ina Goxhaj i përgjigjet “PO KUSH TË LË TË PUNOSH DUAN DHE NË FUND T’I MARRIN ATO QË KE PËR RISK T’I MARRËSH VETË. JA KUR TË KUJTOHET ILDA PËR LEKËT E KËSAJ TË BASHKISË. TË THOTË MI JEP MUA”.

Adela i shprehet se “KËTO EDHE NEVE QË NA KALUAN RREZIK DO NA I KËRKOJNË, POR UNË PO PRES QË TË FLAS VEÇMAS ME AJOLËN KUR T’I JAP LISTËN E LEKËVE QË KA MARRË STAFI.”

Ina Goxhaj e revoltuar thotë “Po, po, ka shumë mundësi. VAMPIRË janë përfundimisht.”

Këto komunikime tregojnë qartazi abuzimet që janë bërë me fondet dhe babëzinë e rrjetit të korrupsionit që nis nga Bashkia e Tiranës me Erion Veliajn që jep fondet nga deputetja socialiste Klotilda Bushka e cila sipas SPAK-ut është e përfshirë dhe në fund përfundon tek Ajola Xoxa dhe familjarët e saj” thuhet në dosjen e SPAK që 5Pyetjet.al e disponon. 

Ekskluzive/ Dosja e plotë me 336 faqe me provat e SPAK-ut që arrestoi Erion Veliajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit