Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar sot presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Osmani i ka kërkuar Costas se është koha që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndaj Kosovës dhe t’i hapë rrugë drejt statusit të kandidatit.
“Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit”, ka shkruar Osmani në facebook.