Një masë e ftohtë verilindore pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë gjatë ditës së sotme, duke sjellë ngrica dhe rënie të temperaturave.
onat malore do të preken më shumë nga vranësirat e dendura dhe ngricat në akset rrugore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë alternime të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në ultësirën perëndimore, por vranësirat e dendura do të mbeten të pranishme në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat do të variojnë nga -4°C në zonat verilindore deri në 15°C në jugperëndim të vendit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë, mbi 30 km/h, dhe do të krijojë dallgëzim të ulët në brigjet detare.