-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pavarësia e Kosovës, Berisha: Shembull fyrmëzimi për vendet e rajonit

Kryesoret

Kreytari i Partisë Demokratike në konferencë për mediat uroi Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë.

Berisha u shpreh se 17 shkurti i 2008 është ngjarja më e madhe e kombit pas pavarësisë së Shqipërisë. Ai nënvizoi se presidenti Rugova në një gjenalitet politik zgjodhi rrugën paqësore për të promovuar çështjen e drejtë të qytetarëve të Kosovës. Berisha theksoi se pavarësia e Kosovës është produkt i pamposhtur i qytetarëve.

“Kjo pavarësi pati çmimin më të lartë, qindra mijëra jetë, qindra mijëra të tjerë etnikisht të spastruar nga Kosova, njohu aparteidin dhe segregacionin, shtypjen më të egër, gjenocidin e nacionalizmit të verbër serb në mes të Kosovës. Kjo pavarësi para së gjithash dhe mbi të gjitha është produkt i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të Kosovës. Por pavarësia e Kosovës ka një arkitekt, i cili ia doli në rrugë paqësore të ndërtojë tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e shtetit të tyre të pavarur dhe ky është Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova në një gjenialitet politik, zgjodhi rrugën paqësore për të promovuar çështjen e drejtë të qytetarëve të Kosovës në të gjitha kancelaritë e mëdha dhe institucionet kryesore ndërkombëtare. Sigurisht pavarësia e Kosovës nuk mund të realizohej pa epopenë e komandantit legjendar Adem Jashari, luftës çlirimtare, sakrificave dhe martirizimit të mijëra bijave dhe bijve të Kosovës dhe ndërhyrjes ushtarake të aleancës së Atlantikut të Veriut, ndërhyrja më e fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore. Kosova në këto vite pavarësi ka ecur me hapa të mëdha.Ajo sot është një demokraci në konsolidim, por një shembull frymëzimi për vendet e tjera të rajonit”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit