16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri kërkon që BE të prioritetizojë të drejtat e minoritetit grek

Kryesoret

Eurodeputeti i partisë greke Demokracia e Re, Fredi Beleri, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të sigurojë respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri gjatë procesit të anëtarësimit të vendit.

Gjatë një seance të Komitetit të Parlamentit Europian për Peticione (PETI), Beleri theksoi se të drejtat e minoritetit grek vazhdojnë të shkelen, veçanërisht ato pronësore, pasi shumë familje ende nuk kanë mundur të rikuperojnë pasuritë e konfiskuara gjatë regjimit komunist.

“Pothuajse çdo familje përballet me një çështje të pazgjidhur në lidhje me pronat e tyre, të cilat u konfiskuan gjatë regjimit komunist. Edhe pse kanë kaluar 34 vjet nga rrëzimi i tij, ata ende nuk kanë mundur të sigurojnë të drejtat e tyre të pronësisë,” tha Beleri.

Në përgjigje, një përfaqësues i Komisionit Europian tha se paketa e parë e negociatave përfshin kushte të veçanta lidhur me mbrojtjen e të drejtave pronësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit