Paraditen e sotme një aksion policor ka nodhur në qytetin e Vlorës. Policët i kanë bërë shenjë për të ndaluar një automjeti, por shoferi është larguar me shpejtësi duke i dhënë gazë.
Kështu forcat Shqiponja dhe FNSH janë vënë në ndjekje të tij, po shoferi ka mundur që të arrastiset duke kaluar në rrugën e vjetër të Panajas.
Më pas ai ka dalë nga qyteti i Vlorës për tu larguar drejt Fierit. Dyshohet se ai mund të ketë qenë i armatosur.