15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Tirana ka filluar të marrë erën e sqetullave të atyre që shajnë

Kryesoret

Në një fjalim të mbajtur sot, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Tirana ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm gjatë 24 viteve të fundit, duke u bërë një qytet i pastër dhe i zhvilluar, falë punës së socialistëve, këshilltarëve dhe mbështetësve të tjerë.

Ai ka kritikuar ata që e kundërshtojnë këtë zhvillim, duke i quajtur “kazana” dhe “erë sqetullash”, duke theksuar se Tirana është bërë qytet europian, i njohur për pastërtinë dhe zhvillimin e saj.

“Tiranën moderne nuk e bëri koha, e bëmë ne, e bëra unë, lali Eri, ju, grupet e këshilltarëve bashkiakë socialistë dhe progresistë. Dhe të gjithë ata që ndërrojnë turnet për 24 vite me radhë dhe mbajnë Tiranën pastër, e gjithë turistët që vijnë thonë “uaaaa, çfarë është ky qytet i pastër”! E bënë ata që na e dhanë me votë, 7 nga shtatë, jo siç e bënë ata më 11 maj 2011, kur e morën siç e morën dhe e bitisën, dhe mori erën e atyre që hapën gropat.

Më kujtohet një herë i them berberit, ore të duket ty sikur ka filluar të marri përsëri erë kazanëve të Tiranës? Jo shef, tha, është era e sqetullës së këtyre të tjerëve!

Kjo e Tiranës nuk është punë e atyre që s’duan, por e atyre që s’dinë, që shajnë dhe sulmojnë. Komisioni Hetimor i 2002 a kur u ngrit erdhi pas një lemerie akuzash. Puna e Tiranës nuk është për ata që nuk dinë ça flasin, ça nuk derdëllisin, ulur qebaptoreve, nuk është për xhuxhmaxhuxhët mendore që kur shohin rrugë mendojnë vjedhje e kur shohin parqe mendojnë korrupsion dhe kur shohin të bukurën ndjejnë urrejtje. Dhe kjo urrejtje i shtyn për të kërkuar qenin e ngordhur.

As politikanëve e zhurnalistëve, zhurmalistëve e analistëve zhurmën e bëjnë se s’duan të paguajnë taksat, apo flasin pse nuk i rrit pensione, që nuk ia rrok mendja se ka biznesmenë që kërkojnë lekë, e kërkojnë pastaj pemë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit