Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar për mbledhjen në sheshin Skënderbej të administratës së bashkisë së Tiranës.
Teliti shprehet se ky është një grusht shteti institucional. Ai thotë se kryeministri po vendos që të vetëshpallet edhe kryetar bashkie duke e kthyer shtetin në pronë private.
Teliti nënvizon që Rama duhet që të shkarkojë urgjentisht nga puna Veliajn dhe jo të organizojë miting me administratën e bashkisë. Ai thekson në rrjetin e tij social se po mundihe që të dalë si shpëtimtar i kryeqytetit të Tiranës.
“GRUSHT SHTETI NË QENDËR TË TIRANËS!
Grusht shteti institucional në mes të Tiranës!
Kryeministri që ka kapur çdo pushtet , tani vendos të vetëshpallet edhe kryetar bashkie , duke e kthyer shtetin totalisht në pronë private.
Në vend që të zbatojë Kushtetutën dhe të shkarkojë urgjentisht Veliaj dhe të lejojë zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ti deleguar përkohësisht kompetencat zyrtarisht njërit prej nënkryetarëve të bashkisë, Rama organizon miting me administratën e Bashkisë, duke e përdorur atë si me qenë ndonjë repart partie.
Pasi “e çoi me duart e tij” në burgun e Durrësit , tani Kryeministri po mundohet të dalë si “shpëtimtari” i kryeqytetit.
Kjo nuk është më as fasadë, por është autokraci e pastër!
Shqipëria nuk mund të jetë peng i një njeriu!”, shkruan Teliti në facebook.