Ditën e sotme rreth orës 11:55 në Torovicë të Lezhës është gjetur i pajetë 60-vjeçari nga familjarët e tij në banesë.
60-vjeçari me iniciale Gj.M., dyshohet se është i vetëvrarë.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.








