Policia e Durrësit ka arrestuar një 43-vjeçar i cili ka kryer tre vjedhje gjatë javës së fundit.
43-vjeçari me iniciale P.P., banues në Durrës dyshohet se më datë 14.02.2025, ka vjedhur disa pajisje në një biznes, në lagjen nr. 18, ndërsa më datë 19.02.2025, ka vjedhur vegla pune në një automjet që i ka thyer xhamin, në lagjen nr. 1, si dhe në një banesë në Porto Romano.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.