-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës aksion në Veri, shënjestër strukturat serbe

Kryesoret

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në disa zyra ilegale të qendrës për pune sociale në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën veriore, Veton Elshani, i cili tha për mediat e Kosovës se ky aksion lidhet me arrestimet që u bënë vetëm një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas tij, në zyrat e qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë paralele/ilegale dyshohej se i kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si te votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie të caktuar politike e cila ishte ne garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Prokuroria Themelore ne Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën tonë dhe e ka dërgu mandej kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në Gjykatë gjë të cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorinë me te gjeturat e cila mandej do te vendos për hapat e mëtejmë”, tha Elshani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit