Në takimin me shqiptarët në Athinë.
Me 11 Maj, duhet të largojmë dëbuesit, dëbuesin e shqiptarëve Edi Ramën dhe të hapim derën dy kantesh për të gjithë ata që duan të kthehen me dinjitet dhe me shpresë në vendin e tyre.
Të dashur bashkëatdhetarë, motra dhe vëllezër shqiptarë që jetoni dhe punoni në Greqi. I nderuar Prof. Dr. Sali Berisha, i nderuar ministër i Qeverisë Mitsotakis, z.Papastavros, i nderuar z. Noka, të nderuar deputet dhe miq, të nderuar drejtues të PD në Athinë që organizuat këtë takim kaq fantastik dhe madhështor,
Sot, bota shqiptare e ka ndaluar frymën në këtë sallë ku entuziasmi, malli dhe thirrjet tuaja bëhën himni më i bukur i ndryshimit që Shqipëria po pret. Në Athinën e vjetër dhe të re, qytetin ku çdo gurë flet, ku mitet, Akropoli dhe njerëzit, formësojnë Polisin. Ku mendimi dhe trashëgimia e Homerit, Eskilit, Aristotelit dhe Platonit ndriçojnë qytetërimin tonë, mblidhen shqiptarët e bashkëkohësisë në respekt të traditës së tyre të lavdishme, në kërkim të horizontit të tyre të ri.
Agora e demokracisë buqet në këtë çast në gjuhën hyjnore, gjuhën shqipe. Në gjuhën e Naimit, Fishtës dhe Konicës. Nga pasardhësit e Skenderbeut, Papa Albanit, Nënë Terezes, patriarkut Atinagora, Aristidh Kolës, zërit më të vyer të botës arvanitase, dhe të madhit, Isamil Kadare, me një dëshirë dhe kjo dëshirë eshtë, Make Albania, Great Again
Magen!
Shqipëria prej vitesh mbahet me djersën tuaj. Puna dhe nderi juaj, ju kanë bërë komunitet të respektuar. Fitues mbi çdo paragjykim në vendin mik. Fjalët nuk e mbushin boshllëkun që keni lënë atje ku keni kujtimet, ku Zoti ju tha që jeni shqiptarë.
Sot prej nesh, sot prej jush, sot prej gjithsecilit, kërkohet vota si akt dashurie, si akt dëgjese për dhimbjen, si akt mbrojtje për goditjet, si balsam për plagët që Atdheut i shkaktuan të paudhët e udhëhequr nga Edi Rama. Itaka juaj e përjetshme është atje.
Me 11 Maj, duhet të largojmë dëbuesit, dëbuesin e shqiptarëve Edi Ramën dhe të hapim derën dy kantesh për të gjithë ata që duan të kthehen me dinjitet dhe me shpresë në vendin e tyre.
Bashkimi votës dhe zemrave të shqiptarëve kudo që janë në emigracion dhe Atdhe, ndalon rrëzimin, rënien, shkretimin, ndalon lotët e nënave. I vë pritë korrupsionit, skandaleve, degradimit, sundimit të krimit dhe banalitetit që ka pushtuar shtetin dhe ka ndyrë pushtetin.
Kjo votë për PD, është votë për zhbllokimin e historisë. Djepet duhet të përkundën përsëri në trojet tona. Motra dhe vëllezër, Sali Berisha është këtu sot, si dje në Itali, për një Besëlidhje të re për të udhëhequr magën shqiptare, për vizionin e tij, rrëzimin e diktaturave dhe ringritjen e demokracisë. Besojini historisë së tij, fitore