-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Shtetit nis trajnimin për zgjedhjet e 11 Majit

Kryesoret

Policia e Shtetit ka nisur ciklin e trajnimeve për drejtuesit dhe specialistët e saj, të cilët do të angazhohen në procesin zgjedhor të 11 majit.

Trajnimet, që po zhvillohen në Akademinë e Sigurisë, kanë për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të policisë për garantimin e zbatimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve.

Ceremonia e hapjes u ndoq nga figura të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të sigurt dhe paqësor. Policia është e angazhuar të sigurojë një proces të mbarëvajtjes së zgjedhjeve pa ndërhyrje dhe në përputhje me ligjin.

Drejtor Proda: “Policia e Shtetit, falë punës dhe angazhimit për përmbushjen maksimale të detyrave funksionale gjatë procesit zgjedhor, synon jo vetëm ruajtjen e standardeve të arrira, por dhe përmirësimin e tyre. Arritja e këtyre standardeve në proceset e fundit dhe avancimi i tyre, na bën të barabartë me homologët europianë, edhe në këtë aspekt. Gjithashtu, Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që çdo indicie, denoncim apo hetim për krime zgjedhore të trajtohet shpejt dhe me profesionalizëm, duke zbatuar me rigorozitet parashikimet ligjore. Secili punonjës policie, nga baza deri te drejtuesit më të lartë, krahas trajnimeve përkatëse, ka marrë porosi të qarta që përgjatë procesit zgjedhor të jetë i angazhuar për mbarëvajtjen e tij, me profesionalizëm, pa paragjykime dhe me dijeni të plotë për rolin asnjanës të uniformës së Policisë, e cila, në krah të kutisë së votimit, duhet të përfaqësojë vetëm një ngjyrë, atë të ligjit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit