Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se njerëzit që ka kërcënuar Edi Rama janë zhdukur pa gjurmë. Për të ilustruar akuzën, mori rastin e Ervis Martinajt.
“Kërcënime personale i kam bërë vetëm Edi Ramës i cili ka bërë kërcënime personale. Njerëz të kërcënuar nga Rama janë zhdukur. Ervis Martinaj i vetmi njeri që nuk gjendet më, të gjitha gjasat të çojnë drejt një vrasje shtetërore.
Ku ndryshojnë? Ndryshojnë shumë. Dumani është drejtuesi i asaj prokurorie, e cila është shndërruar në një prokurori politike” tha ai.