Në vitin 2024, SPAK ka marrë masa sigurimi për gjithsej 629 persona, prej të cilëve 236 janë dërguar në arrest me burg.
5.1% e këtyre masave janë për individë të akuzuar për korrupsion, ndërsa 30.84% për krimin e organizuar.
Njoftimi i SPAK:
Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.
Nga vlera totale:
Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.
Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të rregjistruara.