Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Arianit Lekgegaj.
24 vjeçari u kap në një “shtëpi bari” me dy ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike më 19 shkurt.
Gjatë seancës së zhvilluar këtë të henë ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë. Ndërkohë, nga policia për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas.