Mbrëmjen e sotme 67-vjeçari Dod Mamli u qëllua për vdekje me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në Kurbin.Ai është qëlluar nga persona të paidentifikuar akoma.
Dyshohet se 67-vjeçari është vrarë për shkak të një konflikti hasmërie, pasi djali i tij Enrik Mamli ka vrarë një person në vitin 2015 në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 të tjerë.
Enrik Mamli ka qëlluar për vdekje Naim Tafa, pasi mes tyre ka pasur një konflikt për një shumë parash prej 250 mijë eurosh që viktima i detyrohej autorit. Ndërsa kanë mebtur të plagosur Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.
Nga ana tjetër forcat e rendit kanë nisur krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.