-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Starmer: Rusia përbën kërcënim për Britaninë e Madhe

Kryesoret

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar sot se Rusia përbën kërcënim për Britaninë e Madhe. Gjatë një fjalimi, Stramer tha se “Paqëndrueshmëria në Evropë do të përhapet gjithmonë në brigjet tona… tiranët si Putini i përgjigjen vetëm forcës”.

Sky News raporton se ai tha se “Rusia përbën kërcënim për ujërat tona, për hapësirën tonë ajrore dhe për rrugët tona – ata kanë nisur sulme kibernetike në NHS-në tonë”.

Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar “duhet” të qëndrojë pranë Ukrainës, duke thënë se “tiranët” si Vladimir Putin nuk i përgjigjen asgjëje përveç forcës.

“Nëse nuk arrijmë një paqe të qëndrueshme, atëherë paqëndrueshmëria ekonomike, kërcënimi për sigurinë tonë, vetëm do të rritet”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit