Kreu i ekstremit të djathtë në Rumani Calin Georgescu u arrestua si pjesë e një hetimi nbga prokurorët për mashtrim në fushatën zgjedhore.
Vitin e kaluar ai fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani.
Sipas BBC, mësohet se Georgescu u ndalua në kryeqytetin Bukuresht këtë të mërkurë.
Mbështetësit e tij thanë se ai do të paraqiste kandidaturën e tij për zgjedhjet e reja në maj, pasi balotazhi i raundit të dytë të dhjetorit të kaluar u anulua nga gjykata kushtetuese.
Dy parti populliste të krahut të djathtë thanë se po mobilizonin mbështetësit e tyre për t’u drejtuar në zyrën e prokurorisë, ku Georgescu u dërgua për t’u marrë në pyetje.
Raportet rumune thanë se policia po ngrinte barriera rreth ndërtesës dhe se dhjetëra demonstrues ishin mbledhur për të protestuar.