-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Me Berishën kryeministër rikthejmë shtetin e vogël që i shërben shqiptarëve

Kryesoret

Koordinatori për pogramin ekonmik të Partisë Demokratike Dorjan Teliti në rrjetin e tij social shprehet se me Sali Berishën si kryeministër do të rikthehet sheti i vogël që i shërben shqiptarëve dhe ekonomisë.

Teliti thekson se me Berishën kryeministër do të rikthehet shteti i përgjegjshëm dhe qeverisja e qytetarëve. Ai shprehet se prokurimet publike nuk do të jenë më monopol i oligarkëve dhe PPT e pakërkuara do të ndalohen me ligj.

Teliti thotë që nuk do të ketë më tendera sekretë por do të ketë transparencë dhe llogaridhënie maksimale.

“Mjaft më me qeveri luksi në kohë krize! Shpenzimet operative do të shkurtohen në limit – abuzimet dhe shpërdorimet duhet të marrin fund!
Prokurimet publike nuk do të jenë më monopol i oligarkëve! Gara e ndershme dhe transparenca do të kthehen me ligj! Asnjë cent për PPP-të e korrupsionit! Fillimisht i pezullojmë, pastaj me vendim gjykate i anulojmë të gjitha! PPP-të e pakërkuara do të ndalohen me ligj!
Çdo qindarkë në shërbim të qytetarëve! Jo më tendera sekretë, jo më pasuri për pak njerëz, por transparencë dhe llogaridhënie maksimale!
Largim i menjëhershëm nga borderoja e shtetit të trupës patronazhiste! Mjaft më me survejime politike dhe shtet partiak – administrata do të punojë për qytetarët, jo për partinë!”, shkruan Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit