Zv.sekretarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se shëndeti i shqiptarëve është në rrezi pasi institucionet kanë dështuar.
Xhixho shprehet se 10 ton mandarinat me pesticide “Fosmet” në vend që të asgjëshoheshin u janë shitur shqiptarëve.
“Zinxhiri i dështimit nis te Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me vulën e të cilës është certifikuar helmimi i fëmijëve tanë me pesticidin e ndaluar.
Mandarinat helmuese u kthyen në Shqipëri nga një vend ku siguria ushqimore është e garantuar. Ky produkt i refuzuar nga autoritetet kroate u kthye në vendin e origjinës, aty ku siguria ushqimore nuk është prioritet as i AKU dhe as i institucioneve të tjera përgjegjëse.”, thotë Xhixho.
Ajo nënvizon se sistemi i korruptuar në mungesë të transparencës ndaj pzblikut kërçënon shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Xhixho thekson se ky skandal i ngjashëm me dy anijet me mbeteje u zbulua falë sinjalizimit të autoriteteve të huaja.









