Partia Socialiste ka miratuar shtyrjen e afatit për regjistrimin në platformën PER për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke e mundësuar këtë vetëm për ata që janë regjistruar si aplikantë të refuzuar. Sipas PS, shtyrja do të mundësojë që ata që janë refuzuar të korrigjojnë mangësitë dhe të konfirmojnë regjistrimin. Afati i fundit për regjistrimin është nesër, më 4 mars.
PS thekson se kjo masë nuk duhet të zbatohet për ata që nuk kanë hapur ende një llogari në sistemin PER. Në këtë kontekst, PS vlerëson se KQZ ka bërë një fushatë të gjerë informimi dhe ka qenë koha e mjaftueshme për të gjithë shtetasit që të bëhen pjesë e procesit deri në datën e shpallur. Shtyrja e afatit për ata që nuk kanë shfaqur interes deri tani do të dëmtonte logjikën e afateve të procesit, sipas partisë.









