-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu në “5 Pyetjet”: Përplasja Trump-Zelensky mund të jetë taktikë diplomatike

Kryesoret

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar përplasjen mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në zyrën e Shtëpisë së Bardhë gjatë një lidhjeje me Skype në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo.

Sipas tij, Trump ka pasur një qëndrim të ngjashëm edhe gjatë mandatit të tij të parë, ku ai ka mbështetur miqtë dhe ka poshtëruar armiqtë, duke përmendur këtu edhe sjelljen e tij me kancelaren Angela Merkel.

Mendoj se nuk është surprizë. Kush e ka ndjekur mandatin e parë të Trump. Publiku nuk ka shumë memorie, në mënyrën e sjelljes që në mandatin e parë ka pasur taktikë diplomatikë poshtëron miqtë dhe lartëson armiqtë. Kështu u soll me mbretëreshën Elizabet, kancelaren Merkel, presidentin Macron. I ka poshtëruar në sy të kamerave. Ka lartësuar kundërshtarët, Kim Jong, Putin, Xi Ping. Nuk dihet nëse është ndjesi e Trump apo taktikë. Ka dhe një mënyrë në të cilën ai ka nisur mandatin e dytë me kërbaç dhe kulaç.

Të njëjtën stil ka pasur në zgjidhjen e kërkesave me Kanadanë, Panamanë, Groenlandën. Ajo çka ishte surprizë, nxjerrja e jashtë protokollit të takimeve mnë Shtëpi të Bardhë që janë vetëm vetëm me kamera shtrëngimet e duarve dhe më pas komunikohet pa kamera. Ishte një lloj skenari, telenovele po që ju doli jashtë protokollit se Zelensky nuk kishte dijeni. E gjitha taktika për të demonstruar pushtetin e Amerikës, që të tregojë se ka ardhur sherifi i ri në planet. Për të treguar diplomatikisht Rusisë që ja ne po i bëjmë presion Ukrainës. Në vijim do dalë nëse ishte përplasje reale apo taktikë diplomatikë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit