Përmbytje të mëdha janë shkaktuar në qytetin Bahia Blanca në jugperëndim të kryeqytetit Buenos Aires. Si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën gjashtë persona. Shumë ura dhe rrugë u shkatërruan, ndërsa shtëpitë dhe spitalet u evakuuan.
Kryebashkiaku i qytetit Federico Susbielles tha se Bahia Blanca u godit nga një fatkeqësi natyrore dhe situata është bërë kritike. Ndërsa ministri i Mbrojtjes Luis Petri tha se presidenti argjentinas Javier Milei kërkoi një mobilizim të plotë përfshirë forcta e armatosura.
Ndërkohë cikloni “Alfred” ka goditur pjesën lindore të Austarlisë. Kryeministri Anthony Albanese ka paralajmëruar se më e keqja do të vijë duke e cilësuar një ngjarje shumë serioze të motit dhe ka kërkuar vigjilencë.