Rei Manaj ka qenë protagonist i një incidenti të frikshëm gjatë ndeshjes mes Sivaspor dhe Goztepe në kampionatin turk.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare u përplas me një kundërshtar dhe mori goditje të fortë në kokë, duke humbur ndjenjat dhe përfunduar pa ndjenja në fushë. Pas ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, ai u dërgua në spital për vizita të hollësishme.
Mediat turke raportojnë se pyetja që u ka bërë menjëherë Manaj atyre ishte “A do të mund të luaj në javën e ardhshme?”.