-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria e fundit në rajon për klimën e biznesit, Teliti: Ja pse mungojnë investitorët e huaj

Kryesoret

Koordinatori për programin ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se nga raporti i OECD, Shqipëria renditet e fndit për klimën e biznesit.

Teliti nënvizon se vendet fqinje po përmirësojnë kushtet për investime, ndërsa sipas tij Shqipëria po largon çdo mundësi për zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.

Sipas tij, taksat e larta dhe arbitrariteti i pushtetit ku rregullat ndryshojnë sipas interesave të momentit, mungesa e sigurisë juridike në vendin tonë, çështjet e pazgjidhura të pronës, një pengesë kryesore për zhvillimin, korrupsioni endemik i pranishëm në çdo qelizë të shtetit, mungesa e garës së ndershme në prokurimet publike, ku fituesit dihen paraprakisht, si dhe shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, me projekte fiktive dhe koncesione klienteliste kanë krijuar pasiguri për investitorët e huaj.

Teliti thekson se Shqipëria nuk duhet të jetë peng i korrupsionit dhe keqmenaxhimit dhe i fton të gjithë që të votojnë me 11 maj për ndryshimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit