-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi për Salianjin, Boçi: Rama nuk heq dorë nga drejtësia

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat foli për vendimin e Gjykatës së Lartë për lënien në burg të Ervin Salianjit. Boçi thekson se Partia Demokratike shpreh keqardhje për pamundësinë e Gjykatës së Lartë për tu ngritur në lartësinë e rolit të saj kushtetues dhe përdorimin e saj politik.

“Lënia në burg e deputetit Ervin Salianji, tregon dhe një herë se Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë.

Ervin Salianji nuk bëri gjë tjetër, vetëm sa denoncoi një individ të dënuar për trafik droge në Itali, vëllain e një prej sejmenëve të Ramës, hartues i reformës së dështuar të drejtësisë, Fatmir Xhafaj.”, tha Boçi.

Ai nënvizoi se Salianji është politikani më i ri që u burgos pasi ngriti zërin dhe një brejj tre nga të burgosurit politikë të opozitës që po mbahen peng nga partia-shtet.

“Ne dënojmë përdorimin nga politika të drejtësisë, por edhe nënshtrimin apo kolaboracionizmin me të keqen të gjyqtarëve apo prokurorëve.

Salianji është një prej tre të burgosurve politikë të opozitës, që mbahen peng nga partia-shtet, që kërkon përjetësimin narkoshtetit përmes mashës së drejtësisë. Ai është politikani i ri që u burgos sepse ngriti zërin kur pa njerëzit e pushtetit të ngrihehsin kundër Shqipërisë duke i kanabizuar territorin.

Më 11 maj përgjigjia do të jetë e qartë dhe plebishitare si për urdhëruesit ashtu dhe shërbëtorët e kësaj pengmarrjeje politike me gjykatë.

Programi elektoral i Ramës është pikërisht ky: mbro sistemin e kanabizimit dhe narkotrafikut të Shqipërisë, dhe dëno denoncuesit e tij. Pas çdo vendimi është Rama dhe Rama do të jetë i pari me një përgjigje për të dhënë kur drejtësia të mbrojë shtetin, jo pushtetin.”, deklaroi Boçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit