-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi sot lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Vendimi është marrë me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomon, Albana Shtyllën dhe Mimoza Tasin, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kapedanit.

Enkeleda Kapedani u shkarkua nga detyra më 18 maj 2022 për probleme në kriterin e pasurisë dhe u konstatua se me veprimet e saj kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia. Ajo kishte publikuar në TikTok disa video të filmuara prej magjistrates në zyrë dhe teksa drejtonte automjetin, duke kënduar këngën ‘Mafia’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit