Kandidatja e katërt e Partisë së Lirisë në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit do të jetë Brunilda Haxhiu.
Zv.sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë Brunilda Haxhiu do të jetë në listën e mbyllur të Fierit.
Largimi i Ilir Metës i cilli do të jetë në listën e hapur të Tiranës i hapi vend Haxhiut për të qenë në listën e mbyllur të Fierit.
Ndërkohë Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho do të jenë në listën e mbyllur të Tiranës. Ndërsa Edmond Haxhinasto do të jetë në listën e mbyllur të Elbasanit.