Pasditen e sotme një qytetar u sulmua nga një qen endacak në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. Sipas dëshmitarëve incidenti ndodhi kur qytetari po kalonte rrugën.
Qytetari ka marrë plagë në këmbë pasi është kafshuar nga qeni endacak. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.